Bie fluksi në pikat kufitare, nuk ka më pritje

07.01.2025

Pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova për në Serbi kanë rënë ndjeshëm.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit pritjet në hyrje dhe dalje të Kosovës sillen nga 3 deri 5 minuta te Dheu i Bardhë dhe nga 3 deri në 15 minuta në Merdarë.

Situatë pothuajse e njëjtë raportohet edhe në pikat kufitare Serbi – Kroaci dhe Serbi Hungari.

Pika Kufitare Batrovci – Bajakovo

Në hyrje të Kroacisë, në pikën kufitare Batrovci – Bajakovo, nuk raportohen kolona të gjata dhe pritje deri në 15 min.

Pika Kufitare Sid – Tovarnik

Në kufirin tjetër më të afërt mes Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Sid – Tovarnik, situata është më e lehtë. HAK raporton për një kohë pritjeje prej rreth 10 minutash për të hyrë në Kroaci.

Pika Kufitare Horgos – Roszke

Edhe në hyrje të Hungarisë, në pikën kufitare Horgos – Roszke , nuk raportohen kolona të gjata dhe pritje deri në 10 min.

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak03-0503-050003-0503-0500
Dheu i Bardhë05050003-0503-0500
Glloboqicë05050003-0503-0500
Hani i Elezit05050003-0503-0500
Jarinje03-0503-050003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë03-0510-1505003-0503-0500
Muçibabë05050003-0503-0500
Mutivodë03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Prushit03-0503-050003-0503-0500
Stançiq05050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-050003-0503-0500