Biden shpall sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë

24.02.2022

“Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai. Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë […]

Biden shpall sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë Foto: Ilustrim

“Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, shtoi ai, duke deklaruar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7-ës do të marrin pjesë në këto sanksione.

Këto janë sanksionet që ai shpalli:

  1.     Kufizimi i aftësisë së Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen, për të qenë pjesë e ekonomisë globale.
  2.     Ndalimi i aftësisë për ta financuar dhe rritur ushtrinë ruse.
  3.     Dëmtimin e aftësisë së tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.
  4.     SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Presidenti i SHBA-së shtoi gjithashtu se po bllokojnë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet.

Gjithashu edhe Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur disa sanksione të mëdha ndaj shtetit rus pas agresionit në Ukrainë:

1. Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë qasje në pagesat me sterlina dhe kleringut përmes Britanisë së Madhe. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB;

2. Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar;

3. Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja;

4. Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britaninë e Madhe;

5. Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake;

6. Brenda disa ditësh, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e teknologjisë së lartë dhe pajisjet e rafinerisë së naftës;

7. Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar;

8. Mbretëria e Bashkuar ka për qëllim që të “punojë me aleatët” për të mbyllur pagesat e Swift, por “është një sfidë”;

9. Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës;

10. Mbretëria e Bashkuar do të sjellë pjesë të projektligjit për krimin ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve.