Bëhet thirrje për kursim të energjisë elektrike, Rizvanolli: Do të jetë një dimër i vështirë

10.08.2022

Ministrja Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursehet energjia elektrike me qëllim që të kalohet dimri, ku edhe ka konsideruar si të vështirë. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se kanë marrë disa masa emergjente me qëllim të kursimit të energjisë elektrike. E para e ministrisë së Ekonomisë në konferencë për media […]

Bëhet thirrje për kursim të energjisë elektrike, Rizvanolli: Do të jetë një dimër i vështirë

Ministrja Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursehet energjia elektrike me qëllim që të kalohet dimri, ku edhe ka konsideruar si të vështirë.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se kanë marrë disa masa emergjente me qëllim të kursimit të energjisë elektrike.

E para e ministrisë së Ekonomisë në konferencë për media ka thënë se KEK-u po bën përgatitjet që ndërhyrjet në blloqet e Kosova A dhe Kosova B që të përfundojnë para dimrit.

“Sezona e dimrit do të jetë i vështirë për të gjithë Evropën, e kjo do të ndikojë edhe te ne. Vendet si Britania e Madhe dhe Zvicra kanë paraqitur masa të ndryshme për kursime të energjisë. Prandaj, në këtë drejtim është mirë të jemi të vetëdijshëm për çfarë na pret, e ku ne po marrim masat e nevojshme. KEK-u po bën përgatitjet që ndërhyrjet në blloqet e Kosova A dhe Kosova B që të përfundojnë para dimrit. Duhet të kursejmë energji”, ka thënë Rizvanolli.

Gjithashtu, ministrja Rizvanolli ka shtuar se duhet të bëhet maksimumi për kursimin e energjisë.

“Secili në shtëpi e institucione duhet ta bëjmë maksimumin për kursimin e energjisë. Pra, në masat emergjente parashihet se si duhet që institucionet publike të kursejnë. Marrëveshja me Shqipërinë për energjinë do na ndihmojë ta kalojmë këtë dimër.

Ky është realiteti me të cilin do të përballemi ashtu si vendet e tjera. Do të bëjmë maksimumin që ta kalojmë këtë dimër sa më lehtë, por na duhet edhe ndihma e juaj”, theksoi ajo.

Etiketat