BE synon lansimin e sistemit të ri dixhital të kufijve në tetor 2025

30.07.2025

Bashkimi Evropian pritet të lançojë Sistemin e ri të Hyrjeve/Daljeve (EES) në tetor 2025, me synimin për të modernizuar dhe përshpejtuar procedurat kufitare për shtetasit jo-BE që vizitojnë Zonën Shengen.

BE synon lansimin e sistemit të ri dixhital të kufijve në tetor 2025 Foto: REUTERS/Antonio Bronic

Sipas raportimeve, tetori është caktuar si data më e mundshme për lansim, nëse gjithçka ecën sipas planit, ndërsa zyrtarët e Doverit kanë shprehur shpresën që sistemi të funksionalizohet deri në nëntor. Megjithatë, BE-ja ende nuk ka konfirmuar një datë zyrtare, pasi sipas zyrtarëve, “mbeten ende disa pengesa ligjore”.

Këto diskutime u zhvilluan gjatë një takimi të organizuar nga grupi LIBE në Parlamentin Evropian, ku morën pjesë përfaqësues nga Parlamenti, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe agjencia eu-LISA, e cila është përgjegjëse për projektet e IT-së dhe bazat e të dhënave në nivel të BE-së.

Zyrtarët kanë propozuar një qasje graduale për fillimin e sistemit, për të mundësuar një adaptim më të lehtë të autoriteteve kufitare dhe shteteve anëtare me procedurat e reja. Kjo qasje ka marrë mbështetje të gjerë si një mënyrë për të shmangur ndërprerjet dhe kaosin në pikat kufitare.

Pas zbatimit të plotë të EES, pritet që gjashtë muaj më vonë të aktivizohet edhe ETIAS – Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, i cili do të jetë një formë leje udhëtimi për vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë.

ETIAS pritet të hyjë në fuqi në pranverë 2026

Raportet e mëparshme tregonin se ETIAS do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas funksionalizimit të EES. Ky sistem është versioni i BE-së i ESTA-së amerikane dhe ETA-së britanike, që synon të filtrojë udhëtarët nga vendet e treta përpara hyrjes në Zonën Shengen.

Gjatë takimit, përfaqësuesi Onidi deklaroi se “ETIAS duhet të ushqehet nga EES”, dhe se “nëse arrijmë që më në fund sistemi të fillojë funksionimin e tij në tetor, kjo do të thotë që ETIAS do të jetë i disponueshëm vetëm nga marsi deri në prill të vitit të ardhshëm”.

Sidoqoftë, meqë është përmendur nëntori i vitit 2025 si fillimi i një faze të zbatimit të pjesshëm të EES, ka mundësi që lansimi i ETIAS të shtyhet për një datë më të vonshme, në varësi të ecurisë së implementimit të sistemit të parë.

Çfarë është Sistemi EES?

EES është një sistem i automatizuar i kontrollit kufitar i krijuar për të regjistruar hyrjet dhe daljet e shtetasve jo-BE që udhëtojnë në Zonën Shengen për periudha të shkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve). Në vend të vulave tradicionale në pasaporta, EES do të përdorë:

  • Të dhëna biometrike (gjurmë gishtash dhe imazhe të fytyrës),
  • Detajet personale dhe të pasaportës,
  • Dokumentet e udhëtimit dhe statusin e vizës.

Qëllimi i sistemit është të përmirësojë sigurinë kufitare, të ndihmojë në parandalimin e qëndrimeve të paligjshme dhe të shkurtojë kohën e pritjes në kufi.

Ky sistem nuk do të aplikohet për qytetarët e BE-së, rezidentët e zonës Shengen apo mbajtësit e vizave afatgjata, të cilët tashmë janë subjekt i kontrolleve të tjera të sigurisë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More