Bizneset Vende Pune Ofertat

BE-ja me propozim modern për Asociacionin, fton në Bruksel Kurtin e Vuçiqin

BE-ja me propozim modern për Asociacionin, fton në Bruksel Kurtin e Vuçiqin

24.10.2023 Lajme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë ftuar në Bruksel në fund të kësaj jave. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka paralajmëruar shkruarjen e tyre në kryeqendrën evropiane për të zhvilluar takime në mbështetje të dialogut, mirëpo ende nuk ka konfirmim nëse do vjen deri tek takimi i përbashkët i liderëve.

Fokusi i takimeve që do t’i zhvillojnë këta dy në Bruksel ka të bëjë me propozimin e fundit të delegacionit euro-amerikan e që lidhet me statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Stano tha se gjatë bisedave që ka zhvilluar pesëshja e madhe në Prishtinë dhe Beograd janë shtjelluar mënyrat si të avancohet në zbatimin e marrëveshjes.

“U diskutuan propozime dhe ide të ndryshme – disa prej tyre në formë të shkruar – dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Këtu përfshihet edhe një propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka konfirmuar Peter Stano.

Ai ka thënë se pala evropiane pret veprime të shpejta nga Kosova dhe Serbia për të dëshmuar se janë të përkushtuara për të vazhduar procesin e normalizimit – duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse të dialogut nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha Marrëveshjet e kaluara pa parakushte apo vonesa.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Kërkohet që dëmet e luftës të jenë temë e dialogut në Bruksel

Kërkohet që dëmet e luftës të jenë temë e dialogut në Bruksel

Organizatat që merren me grumbullimin e fakteve për krimet e luftës kanë kërkuar nga Qeveria që dëmshpërblimi i dëmeve në njerëz dhe i dëmeve materiale nga lufta të jetë temë e dialogut me Serbinë. Ata kanë thënë se kërkesë e tyre ka qenë që nga fillimi i dialogut që kjo çështje të jetë pjesë e diskutimeve, por që nga asnjë Qeveri nuk është marrë parasysh.

Udhëheqësit e këtyre organizatave kanë thënë se qeveritë kanë bërë pak edhe në sigurimin e gjurmëve të krimit, për të cilën thanë se lejimi i zhdukjes së gjurmëve të krimit është përsëritje e krimit. 

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, ka thënë se nga viti 2013 kanë kërkuar që dëmshpërblimi nga Serbia për krimet e saj në Kosovë të jenë pjesë e dialogut.

Ai tha se në Kosovë mbi 65 për qind e fshatrave kanë qenë të shkatërruar  nga shteti serb, duke mos përfshirë këtu dëmet në pronën shtetërore. 

“Qysh në fillim në 2013 kemi kërkuar që të jetë pjesë e dialogut dëmet e luftës, dëmet e popullatës civile që janë vrarë. Kemi njerëz të vrarë shumë të cilët duhet që të dëmshpërblehen nga shteti serb për krimet që ka bërë. Sa i përket dëmeve materiale ajo po ashtu patjetër duhet sepse është një vlerë e madhe të cilat janë bërë në mënyrë komanduese, administrative dhe gjitha dëmet janë bërë me projekte të caktuara. Në Kosovë dëmet diku kanë qenë 65 për qind të fshatrave të dëmtuar, janë miliarda të dëmtuara”, tha ai. 

Ai tha se asnjë Qeveri nuk ka dhënë maskimunin sa i përket çështjes së krimeve të luftës. 

“Vazhdimisht kjo ka qenë kërkesa jonë, çdo takim qoftë ndërkombëtar ka qenë kërkesë që dëmet e luftës herdokurdo duhet të nxjerrën në pah dhe të i jepet vlerësimi finalë për dëmshpërblimet e luftës. Kjo ka qenë dhe kështu kemi kërkuar edhe më njerëzit tanë që kanë shkuar në dialog. Së pari zbardhja e fatit të personave të zhdukur, viktimat e luftës të dhe dëmet materiale që i ka bërë Serbia në Kosovë. Kjo është me konvente ndërkombëtare të cilat ato herdokurdo Serbia do të përgjigjet sa më herët të kërkohet është aq më e mirë. As një qeveri nuk mund të them që e ka dhënë maskimunim në këtë drejtim, nga qeveri Thaçi e deri me sot as një qeveri nuk ka qenë e angazhuar sa duhet në krimet e luftës, në dëmet e luftës, në procesin e të zhdukurve”, tha ai. 

Jahir Bejta kryetar i organizatës “Ngritja e Zërit”, tha se si organizatë kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet qysh në fillim të dialogut me Serbinë.

Bejta tha se kanë hartuar 1 mijë e 200 padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata për kompensimin e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por që të gjitha janë refuzuar, me arsyetimin se ato nuk janë kompetente të padisin një shtet tjetër, raporton EO.

“Me siguri se duhet që të jetë, pikërisht në vitin 2011 i kemi shkruar në mënyre zyrtare, Edita Tahiri që ka qenë kryenegociatore edhe i kemi dërguar konkluzion nga shoqata Ngritja e Zërit, që patjetër temat e para të jetë çështja e të zhdukurve, pastaj kompensimi i dëmeve edhe të tjerat. Kemi thënë në mënyrë decidive dhe implecite që po që së ndodh që të kalkulohen mos përfshirja e dëmeve ajo do të jetë barrë për ndonjë qeveri të ardhshme për arsye se jeta e njeriut edhe pasuri janë kategori kushtetuese dhe nuk ka as kush të drejt ti kalkuloj e as ti fal”, tha ai.

“Në këtë drejtim nuk është bërë sa duhet, por premtime janë dhënë më shumë nëpër fushata zgjedhore edhe në fillimi e punës që do të mblidhen dhe do të ngritën padi, po praktikisht edhe faktikisht nuk është punuar asgjë. Deri më tani janë 1200 dosje tërësisht, por të gjitha kanë ngel rrugës, vetëm 100 kanë shkuar tekë Gjykata Kushtetuese. Demotivimi është refuzimi, ato refuzohen. Të gjitha refuzohen, edhe është e njëjta përgjigje. Lejimi i zhdukjes së gjurmëve të krimit është përsëritje e krimit, vepër penale, do të thotë ne jemi duke përsërit krimin pasi që na ikin provat”, tha ai. 

Përfundojnë bisedimet në Bruksel pa takim trepalësh

Përfundojnë bisedimet në Bruksel pa takim trepalësh

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar sot takime në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve paraprake, të arritura mes dy vendeve.

Emisari evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e më pas me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e vendit.

Takim trepalësh nuk ka pasur. BE-ja ka bërë të ditur se paralelisht janë zhvilluar edhe takime ekspertësh për të pagjeturit dhe për çështje të energjisë.

Bislimi ka thënë të mërkurën se takimi i 16 nëntorit është vazhdimësi e takimit të zhvilluar më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian.

Petkoviq ka thënë ditë më parë se në Bruksel do të niset me një “ekip ekspertësh”.

Sipas burimeve evropiane, në agjendë të takimeve ka qenë diskutimi për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat tjerë në zbatimin e obligimeve që dalin prej Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Palët kanë arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars në Ohër.

Megjithatë, në takimin e së enjtes, sipas burimeve të BE-së, prioritet kryesor do të ketë Asociacioni.

Drafti për këtë Asociacion u është dorëzuar palëve në tetor nga një delegacion i përbashkët i Shteteve të Bashkuara, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

BE-ja e konsideron këtë draft si “plan modern evropian” dhe ka insistuar që palët ta pranojnë.

Ndonëse përmbajtja e këtij drafti vazhdon të mos jetë e qasshme për publikun, BE-ja dhe vendet kryesore anëtare, e konsiderojnë atë si propozimin më të mirë dhe si kompromis të cilin palët duhet ta shfrytëzojnë për të lëvizur përpara.

Komisioni Evropian e ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë për mungesë gatishmërie për t’i zbatuar obligimet që dalin prej marrëveshjeve paraprake.

Në takimet e fundit që kanë pasur liderët e Kosovës dhe Serbisë, me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë e Italisë në Bruksel, me 26 tetor, ata, sipas diplomatëve evropianë, “kanë shprehur gatishmëri që të pranojnë propozimin si bazë të mirë“.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmëri të ecë përpara me këtë propozim, si dhe me zbatim të Marrëveshjes për normalizim. Ai ka thënë se ka dashur ta nënshkruajë dokumentin, pasi “vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe garanton implementim”.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë atë.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Në Bruksel do të mbahet takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel do të mbahet takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Kosovës njofton se në këtë takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Brukseli që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga dy palët që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet. 

PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë