BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

07.05.2024

Bashkimi Evropian ka folur sërish për çështjen e heqjes apo jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar të martën se Brukseli e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë rreth çështjes së largimit të tyre, varësisht nga zhvillimet në teren.

“Mesazhi i Këshillit Evropian në dhjetor edhe kur u vendosën masat ka qenë shumë i qartë, se Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave të BE-së në varësi të zhvillimeve në terren në bazë të raportit të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së që iu kërkuan Kosovës”, ka thënë Stano.

Ai ka shtuar se mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit, mirëpo nuk ka treguar kohën se kur do t’i dorëzohet Këshillit Evropian.

“Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli Evropian. Lidhur me përmbajtjen s’mund të komentojë sepse këto janë procedura brenda Këshillit”, ka thënë Stano. /Telegrafi/