Bashkatdhetarët presin deri në 30 minuta në Merdarë për të dalë nga Kosova

04.01.2022

Bashkatdhetarët tanë që ishin për festat e fundvitit në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës. Edhe këtë vit, sikur viteve të tjera vazhdojnë të presin në hyrje-dalje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 20 deri në 30 minuta janë pritje në pikën kufitare në Merdarë. Ndërkaq, në pikën kufitare në Jarinje, […]

Bashkatdhetarët presin deri në 30 minuta në Merdarë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Bashkatdhetarët tanë që ishin për festat e fundvitit në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës.

Edhe këtë vit, sikur viteve të tjera vazhdojnë të presin në hyrje-dalje.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 20 deri në 30 minuta janë pritje në pikën kufitare në Merdarë.

Ndërkaq, në pikën kufitare në Jarinje, për të dalë nga Kosova bashkatdhetarët duhet të presin deri në 40 minuta.

Dalja në këto dy pika kufitare është 50 deri në 150 metra.

Po ashtu, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ku pritjet për të dalë nga Kosova në këto dy pika kufitare janë deri në 60 minuta, e kolonat janë 250 deri në 300 metra.

Gjatë së hënës kolonat kanë qenë kilometrike.

Në dalje të Merdarës kolonat mbrëmë kanë arritur deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat kanë qenë deri 100.