Ballkani po “plaket”, qeveritë nuk e kanë problem sepse ul papunësinë dhe rrit remitencat

Shtetet Ballkanike rrezikojnë që deri në vitin e ardhshëm mund të kenë më shumë pensionistë sesa fuqi punëtore, që rrjedhimisht demografia e Evropës Jug-Lindore kërcënon shpresat e saj për prosperitet.

Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë të rinjtë, njerëzit e talentuar të largohen nga vendet e tyre, gjë që shumë shtete nuk do të arrijnë pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar për të gjeneruar prosperitet. Në të gjithë Ballkanin, popullsia po zvogëlohet dhe plaket.

Matja e demografisë në Ballkan është e vështirë: përveç atyre për lindjet dhe vdekjet, të dhënat janë të vështira për tu gjetur. Për shkak të historisë së komplikuar të rajonit, shumë qytetarë pajisen me viza ose mundohen të marrin pasaporta nga “vendet amë” fqinje për tu larguar nga vendi.

Popullsia e çdo vendi të Ballkanit po zvogëlohet për shkak të emigrimit dhe natalitetit të ulët. Në të kaluarën, popullsia u rrit pas valëve të emigracionit, pasi shumë gra kishin deri gjashtë fëmijë. Tani pak kanë më shumë se një.

Në planin afatshkurtër qeveritë nuk e kanë problem emigracionin sepse ul papunësinë dhe rrit remitencat nga jashtë. Por në planin afatgjatë është “katastrofike” sepse nga ata që kthehen, janë pensionistë që kanë kaluar jetën e tyre të punës në Perëndim dhe fëmijët e tyre nuk do ta ndjekin këtë “traditë”.

Kosova, me një moshë mesatare 29 vjeç, ka popullsinë më të re të rajonit, por shkalla e natalitetit të saj prej 2.0 (pak nën normën e zëvendësimit) ka rënë edhe për vite me radhë.

Si në shumë vende të Ballkanit, problemet janë legjion. Gratë dekurajohen që të kenë më shumë fëmijë nga mungesa e mbrojtjes ndaj pushimit nga puna kur ato mbeten shtatzënë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.