1.
Bali Muharremaj fiton mandatin e tretë – Krahasimi i rezultateve të votave në 2021 dhe 2025
10.11.2025
Komuna e Suharekës ka mbajtur dje raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët kanë zgjedhur kryetarin e tyre për të udhëhequr komunën në katër vitet e ardhshme.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në këtë garë ka fituar Bali Muharremaj nga AAK, i cili ka siguruar 55,60% të votave (11,640 vota).
Muharremaj kishte fituar edhe zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku kishte fituar Suharekën pa balotazh, duke garuar kundër Ardian Shalës (LDK), Salih Zybas (LVV) dhe Myrtez Zekollit (PDK).
Sipas statistikave të vitit 2021:
- Bali Muharremaj – 51,30% (14,483 vota)
- Ardian Shala – 30,57% (8,629 vota)
- Salih Zyba – 9,53% (2,690 vota)
- Myrtez Zekolli – 8,60% (2,428 vota)

Rizgjedhja e tij tregon besimin e qytetarëve në përvojën dhe udhëheqjen e tij, ndërsa Muharremaj do të vazhdojë të qeverisë Suharekën për një mandat të tretë radhazi.