Azemi: Nga java e ardhshme ndoshta fillojmë me greva e protesta nëpër spitale e QKMF

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po i qëndron premtimeve të tij që i kishte dhënë para se të vinte në krye të ekzekutivit.

13.11.2021 / Lajme

Azemi: Nga java e ardhshme ndoshta fillojmë me greva e protesta nëpër spitale e QKMF
Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se nga Qeveria e Kosovës nuk kanë pritur se do të jenë kaq barikaduese kundrejt tyre, ku ka pohuar se qysh nga java e ardhshme ndoshta do të fillojnë me greva e protesta nëpër spitale e QKMF.

Po ashtu, Azemi ka shtuar se do të presin edhe të dielë dhe pas të dielës për shkak që ka zgjedhje, janë të organizuara dhe do të pasojnë me protesta dhe me greva.


“Ne jemi shumë aktiv në kërkesat për takime, e jona është që t’i kryejmë obligimet tona, ne po flasim për punëtorët e sektorit privat, sepse do ta presim edhe të dielën dhe pas të dielës për shkak që kemi zgjedhjet, jemi të organizuar dhe do të pasojmë me protesta dhe me greva.

Ne mendojmë që ndoshta qysh javën e ardhshme do të fillojmë me greva nëpër spitalet, ambulancat pasi që qeveria e Kosovës nuk po e përmbush një premtim. Është një gjendje shumë e rëndë, pasi që nuk e kam pritur se kjo qeveri do të jetë kaq barikaduese ndaj punëtorëve të sektorit privat, megjithatë është në nderin e saj”, tha ai për EkonomiaOnline.

“Ne mund ta kuptojmë se shpeshherë nuk mund të jemi në nivelin e duhur, por mos ulja në zgjidhjen e problemi po të bën me dije nga këndi im se Qeveria e Kosovës, ka marr vendim që mos t’i trajtojë asnjë problem”.

“Ne jemi takuar disa herë me kryeministrin para se të vijë në kryeministri dhe premtimet e tij kanë qenë se prioritet do të jetë bashkëpunimi me sindikatat dhe këtë ai nuk po e bënë”.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *