Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë t’i rishqyrtojë këto dy masa anti-COVID

01.02.2022

Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle […]

Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë t’i rishqyrtojë këto dy masa anti-COVID Foto: Ilustrim

Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura.

Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës.

Tutje opinioni gjen se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve.

Ndërsa në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator.

Opinion-_Ex-Officio-40-2022