AUV s’kursen qytetarët e bizneset – shqipton 116 gjoba, kryen mbi 2,400 kontrolle

06.09.2021

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa të reja për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi. Me ç’rast Qeveria ka gjashtëfishuar numrin e inspektorëve, ku edhe po kryhen kontrolle të rrepta për zbatimin e masave anti-COVID. Policia e Inspektorët nuk […]

AUV s’kursen qytetarët e bizneset – shqipton 116 gjoba, kryen mbi 2,400 kontrolle Foto: Ilustrim

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa të reja për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi.

Me ç’rast Qeveria ka gjashtëfishuar numrin e inspektorëve, ku edhe po kryhen kontrolle të rrepta për zbatimin e masave anti-COVID.

Policia e Inspektorët nuk po kursejnë gjobat për qytetarët dhe bizneset për mosrespektim të masave.

Nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AUV) kanë bërë të ditur se kanë kryer mbi 2,400 kontrolla, ku edhe ka shqiptuar 116 gjoba për subjektet afariste, të gastronomisë dhe persona juridik.

Inspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, për EkonomiaOnline ka thënë se deri tani kanë lëshuar 345 vendime për izolim si dhe kanë monitoruar 210 rasteve të vdekjes nga COVID-19.

Ndërsa gjobat për personat fizik, Tërshnjaku ka theksuar se më shumë me këtë po merret Policia e Kosovës.

Po ashtu, i njëjti ka shtuar se me shtimin e inspektorëve prej 85 sosh menaxhimi dhe inspektimi po bëhet me një valë më të madhe.

Ai tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim me të madh dhe të ngritet vetëdija për mbrojtjen e shëndetit publik, për çka edhe nuk do të kursejnë as edhe një person që nuk respekton masat.

Ndryshe disa ditë më parë SuharekaOnline, ka raportuar se që nga data 30 gusht dhe deri më 2 shtator, policia në Suharekë ka shqiptuar 342 tiketa për mos respektim të masave anti covid-19, si dhe 45 vërejtje.

Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Sylaj gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë të njëjtës periudhë janë gjobitur 12 biznese për mos respektim të masave.

Kontrollave të policisë nuk po ju shpëtojnë as transportuesit publik, ku sipas komandantit, Afrim Sylaj në baza ditore policia ndalon dhe kontrollon transportuesit publik dhe në këtë periudhë ka shqiptuar 8 gjoba ndaj tyre dhe vazhdon në vazhdimësi kontrollimi i tyre sipas planit.

Sylaj ka apeluar tek gjithë qytetarët të respektojnë masat anti covid-19 të cilat dalin nga vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës sepse konsiderojmë se me respektimin e masave dhe rregullave ne parandalojmë përhapjen e infeksionit të virusit covid-19, ndikojmë në sigurinë e shëndetit tek qytetarët.