Austria rendit Kosovën në listën e gjelbër

06.07.2021

Austria ka vënë Kosovën në “listën e gjelbër” epidemiologjike. Siç njofton cdm.me, dekreti do të hyjë në fuqi nga e enjtja. Udhëtarët nga vendet e “listës së gjelbër” do të mund të hyjnë në Austri pa karantinë nëse kanë një certifikatë vaksinimi me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave si Pfizer, Moderna, Astra […]

Austria rendit Kosovën në listën e gjelbër Foto: Ilustrim

Austria ka vënë Kosovën në “listën e gjelbër” epidemiologjike.

Siç njofton cdm.me, dekreti do të hyjë në fuqi nga e enjtja.

Udhëtarët nga vendet e “listës së gjelbër” do të mund të hyjnë në Austri pa karantinë nëse kanë një certifikatë vaksinimi me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave si Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson & Johnson – dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – Sinofarm Kinez dhe Sinovak.

Ndërkaq autoritetet austriake nuk pranojnë Sputnikun rus.

Ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi duhet të kenë me vete një certifikatë të COVID-19, ose një test negativ PCR ose antigjen.

Pasagjerët që vijnë nga vendet e listës së gjelbër, në këtë rast edhe Kosova nga e enjtja, nuk duhet të plotësojnë regjistrimin elektronik para udhëtimit.