ATK u premton mbështetje shitësve me pakicë

07.10.2021

Drejtori Murtezaj gjatë diskutimeve që pati në takim me përfaqësuesit e shitësve me pakicë, tha se si drejtues i këtij institucioni i përkrah shqetësimet e ngritura nga ana e tyre dhe se do të jetë i gatshëm që t’i mbështesë brenda mundësive ligjore të ATK-së. Ndërsa, përfaqësuesit nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë thanë se […]

ATK u premton mbështetje shitësve me pakicë Foto: Ilustrim

Drejtori Murtezaj gjatë diskutimeve që pati në takim me përfaqësuesit e shitësve me pakicë, tha se si drejtues i këtij institucioni i përkrah shqetësimet e ngritura nga ana e tyre dhe se do të jetë i gatshëm që t’i mbështesë brenda mundësive ligjore të ATK-së.

Ndërsa, përfaqësuesit nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë thanë se jemi të angazhuar fuqishëm në drejtim të informimit të anëtarëve lidhur me politikat aktuale, avokimit ndaj institucioneve qeverisëse lidhur me mundësitë e zhvillimit tutje të legjislacionit dhe praktikave, si dhe trajtimit të vështirësive të bizneseve dhe sektorit përgjatë periudhës së pandemisë.