ATK u bënë thirrje këtyre kategorive për t’u pajisur me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal

16.11.2021

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:• Kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF;• Janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal;• Lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale. Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë […]

ATK u bënë thirrje këtyre kategorive për t’u pajisur me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal Foto: Ilustrim

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:
• Kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF;
• Janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal;
• Lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.

Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!