ATK tejkalon pritshmërit për të hyrat tatimore, në tremujorin e parë u realizuan mbi 134 milionë të hyra

02.04.2021

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar pritshmërit për të hyrat tatimore, inkason 11.7 milion euro më shumë se plani. Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2021 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të […]

ATK tejkalon pritshmërit për të hyrat tatimore, në tremujorin e parë u realizuan mbi 134 milionë të hyra Foto: Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar pritshmërit për të hyrat tatimore, inkason 11.7 milion euro më shumë se plani.

Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2021 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 16.2 milion euro.

Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milion euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani.

“Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejn obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të ketë stabilitet fiskal.