ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave tatimore, mbledh 184.3 milionë euro në dy muajt e parë të 2025-ës

08.03.2025

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025, duke shënuar një rritje të qëndrueshme të të hyrave tatimore.

ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave tatimore, mbledh 184.3 milionë euro në dy muajt e parë të 2025-ës Foto: Ilustrim

Sipas ATK-së, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 7.2% ose 12.3 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm për ATK-në, në aspektin e realizimit të objektivave, por edhe i vlerësimeve nga institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet dhe duke konfirmuar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit të ATK-së për një sistem tatimor efikas, të drejtë dhe transparent”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Mbledhja e tatimeve për dy muajt e parë të këtij viti, ATK e sheh si “tendencë e rritjes së qëndrueshme të të hyrave tatimore për këtë vit”.

“Të dhënat statistikore për dy muajt e parë të vitit 2025 tregojnë se këto të hyra premtojnë realizimin e projeksionit të planifikuar. Janë gjithsej 184.3 milionë euro tatime të mbledhura vetëm për këta dy muaj, që në krahasim me janar-shkurt nga viti 2024 janë 7.2% më shumë, apo 12.3 milionë euro”, thekson ATK.

ATK ka njoftuar se në muajt në vijim do të vazhdojë me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit.

Po ashtu, Administrata ka bërë të ditur se do të vazhdojë me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More