ATK për tatimpaguesit: Deklaroni Pasqyrat Financiare përmes sistemit elektronik EDI

ATK për tatimpaguesit: Deklaroni Pasqyrat Financiare përmes sistemit elektronik EDI
Eurolinda Zenelaj

13.03.2021 / Lajme

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 15 mars, 2021, do të mundësohet deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI.

ATK-ja bënë të ditur se kjo mënyrë do t’iu kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëni në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK.

Tutje ATK ka bërë të ditur se obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Njoftimi i plotë i ATK-së pa ndërhyrje:

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 15.03.2021, përmes Sistemit Elektronik EDI mundësohet deklarimi i Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëni në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK.

Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale / Korporatave, pra nga data 01 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, tatimpaguesit, kanë mundësinë që ti referohen udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë”.

RAPORTO