ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

11.05.2022

Trajektorja e lëvizjes së të hyrave të Administratës Tatimore të Kosovës nga rreth 42.9 milion euro që kishte tejkaluar të hyrat për tremuajt e parë, ka shënuar rritjen tjetër, ku vetëm për katër muajt e parë të këtij viti janë inkasuar 269.4 milion euro tatime, që në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për […]

ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar Foto: Ilustrim

Trajektorja e lëvizjes së të hyrave të Administratës Tatimore të Kosovës nga rreth 42.9 milion euro që kishte tejkaluar të hyrat për tremuajt e parë, ka shënuar rritjen tjetër, ku vetëm për katër muajt e parë të këtij viti janë inkasuar 269.4 milion euro tatime, që në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 68.5 milion euro apo 34.1%.

Tejkalim të të hyrave ATK nuk ka vetëm në raport me vitin paraprak, por edhe në krahasim me planin, ku rritja e të hyrave në raport me planin ka shkuar në 39.5 milion euro apo 17.2%.

Të gjitha këto statistika janë reflektim i madh në zvogëlimin e hendekut tatimor, pasi që çdo rritje e inkasimit nënkupton zvogëlim të hendekut tatimor. Por, pavarësisht këtij trendi rritës të të hyrave, ATK është duke punuar fuqishëm në identifikimin e çdo rasti, i cili i shmanget obligimeve tatimore siç parashihet me legjislacionin tatimor.

Kjo është duke u realizuar përmes projekteve të fundit, të cilat në fokus të trajtimit kanë të gjithë tatimpaguesit/bizneset të cilat sipas analizës së riskut kanë rezultuar si tatimpagues me risk të lartë për evazion fiskal, si në deklarimin dhe pagesën e tatimeve, në regjistrimin e punëtoreve si dhe mos-pajisje me arke fiskale dhe mos-lëshimin e kuponëve fiskal.

Në rritjen e të hyrave, gjithashtu rol të rëndësishëm ka luajtur rritja e llogaridhënies dhe e përgjegjësisë te stafi, rritja e inkasimit të mbledhja e borxheve, lehtësirat për tatimpaguesit në deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

Institucioni i ATK-së çdoherë e ka konsideruar si “inspektor” më të mirin qytetaret, të cilët përmes raportimeve për çdo parregullsi tatimore të hasur, kanë arritur që të krijojnë partneritet të fortë me ATK-në.