ATK konfiskon afër 1 milion euro pasuri të tatimpaguesve që kanë borxhe tatimore

ATK konfiskon afër 1 milion euro pasuri të tatimpaguesve që kanë borxhe tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarr veprime ligjore ndaj tatimpaguesve, të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera.

Nga aktivitetet e zhvilluara është konfiskuar pasuria e tatimpaguesve, të cilët nuk janë përgjigjur kërkesave ligjore nga ATK, siç janë lëshimi i letër-kujtesave, dorëzimi i barrëve tatimore në kadastër, pasurin e paluajtshme, bllokimi i llogarive bankare, bllokime në Thesar dhe në Doganë, vendosja e pengut, kërkesa për ndalesë të personit përgjegjës në kufi, si dhe veprime të tjera të cilat parashihen në Legjislacionin Tatimor.

Gjatë javës së kaluar ATK ka zhvilluar aksion konfiskimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky aksion është kryer tek katër subjekte të ndryshme, të cilat kanë detyrime tatimore mbi 900.000 euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.


ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Motoja e përgjithshme e punës tonë është krijimi i një mjedisi, i cili mbështet fuqishëm përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i veprimeve të mbledhjes së detyrueshme.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë