ATK-ja rrit masat e kontrollit për verifikimin e punëtorëve të padeklaruar

09.10.2021

E për këtë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar me intensifikimin e kontrolleve tek bizneset, ku dyshohet se kanë punëtorë të pa-deklaruar si të tillë, kjo në mënyrë që t’i ikin përgjegjësive, obligimeve ndaj punëtorit dhe shtetit. Aktivitete të tilla po zhvillohen vazhdimisht nga ATK-ja, ku së fundmi një aktivitet i tillë është bërë […]

ATK-ja rrit masat e kontrollit për verifikimin e punëtorëve të padeklaruar Foto: Ilustrim

E për këtë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar me intensifikimin e kontrolleve tek bizneset, ku dyshohet se kanë punëtorë të pa-deklaruar si të tillë, kjo në mënyrë që t’i ikin përgjegjësive, obligimeve ndaj punëtorit dhe shtetit.

Aktivitete të tilla po zhvillohen vazhdimisht nga ATK-ja, ku së fundmi një aktivitet i tillë është bërë edhe në Prishtinë, tek disa subjekte biznesore në mënyrë që të verifikojnë nga afër listën e punëtorëve nëse janë të deklaruar të jnëjtit ashtu siç kërkohet me Legjislacion Tatimor.

Lidhur me problematiken e punëtorëve të pa deklaruar, ATK ka punuar në vazhdimësi, këtë është duke e bërë edhe me zbatimin e projektit të fundit për formalizimin e punëtorëve tha drejtori i ATK Ilir Murtezaj, duke shtuar se formalizimi i të punësuarve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e këtij institucion.

Murtezaj për EkonomiaOnline, ka bërë të ditur se ATK nga inspektimet e bëra në teren nga janari i këtij viti e deri tani kanë arritur që të formalizoj 2 mijë e 756 punëtorë.

“Ndër shumë aktivitete që kemi zhvilluar në drejtim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale është edhe pjesa formalizimit të punëtorve, të cilet nuk janë të deklaruar nga punëdhënësi i tyre, për të cilen pjesë ATK nga inspektimet e bëra në teren nga janari I këtij viti e deri më tani ka arritur që të formalizoj 2 756 punëtorë”.

“Krahas kësaj si rezultat i aktiviteteve të shumta që bëhen në teren janë edhe biznese, të cilat ndërmarrin veprimet e tyre duke lajmëruar të punësuarit dhe ky numër sigurisht që është edhe më i lartë. Aktualisht punëtorë të formalizuar kemi rritje 364 mijë”, qe nese e krahasojmë me shtatorin e vitit te kaluar rezulton se kemi mbi 24 mijë punëtorë tw rijnë qe pjesa me e madhe e tyre janë nga formalizimi i punëtorëve.

Murtezaj vuri theksin edhe në implementimin e Pakosë për Ringjallje Ekonomike, konkretisht masen 1.2 e cila ka të bëje pikërisht me formalizimin e punëtorëve, e cila sipas tij ndihmon mjaft shumë në futjen në sistem të kësaj dukurie.

Po ashtu drejtori i ATK-së u bëri thirrje të gjithë të punësuarave që të aplikojnë  deri me 15 tetor për të përfituar nga masat të cilat njëkohësisht ndihmojnë formalizimin e punësimit, pasi që sipas tij, aktivitete në drejtim të formalizimit të punëtorëve do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim në lokacione të ndryshme të vendit dhe së për çdo rast të hasur do të ketë masa ndëshkuese, sipas dispozitave ligjore për shmangje tatimore.

Murtezaj shtoi se aktualisht Administrata Tatimore ka filluar me zbatimin e tri projekteve të mëdha të përmbushjes, ku secila prej tyre ka indikacion të drejtpërdrejt në formalizmin e punëtorëve, projektet në fjalë si ai i punësimit joformal, ndërtimtarisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut.