ATK-ja aksion për formalizimin e punëtorëve në sektorin privat, 205 punëtorë denoncuan punëdhënësit

04.06.2022

Kështu duke mos i paguar tatimet ndaj shtetit e as kontributet pensionale. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është hartuar Plani i Veprimit për “Përmirësimin e përmbushjes për Punësimin jo-formal”. Nga ATK-ja kanë theksuar se përmes këtij planit të veprimit, do të kryejnë aktivitete intensive me qëllim të […]

ATK-ja aksion për formalizimin e punëtorëve në sektorin privat, 205 punëtorë denoncuan punëdhënësit Foto: Men at Work

Kështu duke mos i paguar tatimet ndaj shtetit e as kontributet pensionale.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është hartuar Plani i Veprimit për “Përmirësimin e përmbushjes për Punësimin jo-formal”.

Nga ATK-ja kanë theksuar se përmes këtij planit të veprimit, do të kryejnë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre.

Verifikimi i punëtorëve

Që nga koha kur është hartuar Plani i Veprimit nga Administrata Tatimore e Kosovës, janë regjistruar 2 mijë e 335 punëtorë nga ky institucion.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa.

“ATK nga viti i kaluar është duke implementuar projekt te veçanta për trajtimin e punëtoreve të paformalizuar. Po ashtu në shërbim nga 27 dhjetori i vitit të kaluar kemi lansuar edhe veglën elektronike e cila i mundëson punëtoreve të verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi i tyre.

Po ashtu, në të njëjtën vegël mundësohet edhe denoncimi i punëdhënësit në rast të mos regjistrimit. Nga aktivitetet në terren për ketë periudhë kemi formalizuar 2, 335 punëtorë”, deklaroi ajo për FrontOnline.

205 punëtorë kanë denoncuar punëdhënësit

Zëdhënësja e ATK-së, ka deklaruar se 205 punëtorë kanë denoncuar punëdhënësit e tyre për mos regjistrim.

“Ndërsa përmes veglës elektroni numri i punëtoreve, të cilët kanë raportuar punëdhënësin është 205. Secili rast i cili raportohet ne ATK menjëherë përcjellët ne regjionin përkatës për trajtim”, u shpreh ajo.

Sipas Bytyqi-Sefas, për çdo mos pagesë të tatimeve dhe kontributeve me kohë ndëshkimet vetëm kalkulohen.

“Afatet ligjore janë për çdo muaj të vitit d.m.th. është data e 15 e muajit në vijim për pagës të tatimeve dhe kontributeve. Për çdo mos pagese me kohë i kalkulohen ndëshkimet. Ndërsa ndëshkimet janë sikurse për shmangie tatimore, pasi që nuk ka dispozitë të veçantë për ndëshkim të mos deklarimit të punëtorit”, potencoi zëdhënësja e ATK-së.

Prandaj, nëse qytetarët të cilët punojnë në sektorin privat dhe dëshirojnë të verifikojnë nëse janë të deklaruar apo regjistruar nga punëdhënësi i tyre, një gjë të tillë mund ta bëjnë pëmres këtij linku: https://apps.atk-ks.org/regemployer/