ATK: Çdo person që realizon të ardhura të tatueshme, obligohet t’i deklarojë ato

21.03.2024

Administrata Tatimore e Kosovës ka ritheksuar se çdo person që realizon të ardhura të tatueshme është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin.

ATK: Çdo person që realizon të ardhura të tatueshme, obligohet t’i deklarojë ato Foto: Ilustrim

Sipas ATK-së, në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers.

ATK-ja ka publikuar edhe një video udhëzuese për mënyrën se si duhet një individ t’i deklarojë të ardhurat.