ASK: Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, në maj u regjistruan 1.108 ndërmarrje

01.07.2026

Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka shënuar rënie gjatë muajit maj 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

ASK: Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, në maj u regjistruan 1.108 ndërmarrje Foto: Ilustrim

Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1.108 biznese të reja, ose 1.4 për qind më pak krahasuar me prillin dhe 16.9 për qind më pak në raport me majin e vitit 2025.

Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, mbetet më tërheqësi për hapjen e bizneseve të reja me 278 ndërmarrje, i ndjekur nga akomodimi dhe shërbimet e ushqimit, ndërtimtaria dhe prodhimi.

Sipas ASK-së, pothuajse të gjitha bizneset e regjistruara janë mikrondërmarrje me deri në nëntë të punësuar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.

Për nga shpërndarja gjeografike, rajoni i Prishtinës prin me 523 ndërmarrje të reja, pasuar nga Prizreni, Ferizaj, Mitrovica, Gjilani, Gjakova dhe Peja.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More