ASK bënë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

  • 09.08.2022
ASK bënë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

Kështu theksuan drejtues të Agjencisë se Statistikave të Kosovës për Radio Kosovën , për të shtuar se “ për këte proces, ky institucion i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme”.

Kuvendi i Kosovës, javë më parë, miratoi në lexim të dytë Ligjin për regjistrimit e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë. Rrth këtij procesi i cili pritet të fillojë së shpejti, drejtori i Departamentit për Statistika Sociale në  Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati i tha Radio Kosovës, për këte proces, ky institucion i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme” dhe se brenda pak muajsh pritet të fillojë regjistrimi i popullsisë.


 “ Ligji për regjistrimin e popullsisë në Kosovë është aprovuar në muajin korrik në lexim të dytë. Në kuadër të ligjit janë të definuara disa aktivitete apo vendime që duhet të merren nga qeveria dhe kuvendi. Duhet të përcaktohet data e fillimit të regjistrimit të popullsisë  nga ana e qeverise dhe nga ana e kuvendit  duhet të miratohet Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë”, ka thënë Kastrati.

Sipas Kastratit, ky proces i planifikuar të kryhet më heret, është shtyer për shkak të disa procedurave që është dashur të kalohen, andaj si i tillë, ai paralajmërohet që të fillojë më së largu në pranverën e vitit të ardhshëm.

 “ Diskutime ka pasur në vazhdimësi në lidhje me ketë proces por si dokument zyrtar nuk pasur ndonjë datë të caktuar. Pikësynim ka qene viti 2022, se viti 2021 ka qenë sfide pandemia ku edhe në fillim të vitit 2022  na ka përcjell kjo situate dhe për arsye se disa vendimeve që është dashur të merren ky proces me se largu do të filloj në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka shtuar ai.

Regjistrimi i popullsisë është planifikuar të behët në terë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe pjesën veriore të vendit, e të cilin më heret banorët e komunave me shumicë serbe e kishin refuzuar. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011. Nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë