Arrijnë edhe 55 mijë vaksina Pfizer në Kosovë

31.08.2021

Tashmë numri i vaksinave nuk është sfidë për vendin tonë, sfidë mbetet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me ato vaksina. Ditëve të fundit pasi që filloi një rritje drastike të numrit të infektuarve me COVID-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Që nga fillimi i muajit prill Kosova ka pranuar kontigjente […]

Arrijnë edhe 55 mijë vaksina Pfizer në Kosovë Foto: Ilustrim

Tashmë numri i vaksinave nuk është sfidë për vendin tonë, sfidë mbetet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me ato vaksina.

Ditëve të fundit pasi që filloi një rritje drastike të numrit të infektuarve me COVID-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Që nga fillimi i muajit prill Kosova ka pranuar kontigjente të dozave të vaksinave anti-COVID, ku një kontigjent i radhës ka arritur edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, vaksina të llojit Pfizer.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Klankosova.tv, ku ka bërë të ditur se sipas marrëveshjes me kompaninë Pfizer, pranojnë kontigjente vaksinash gati çdo të hënë.

“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontigjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave kundër COVID-19.