Arrihet dakordim në Bruksel për targat
Ai ka thënë se është arritur një draft final e po pritet vetëm miratimi nga pala serbe. Këtë e ka bërë të ditur gjatë një prononcimi për medie pas takimit që ka zhvilluar në Bruksel. “Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që ti largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj […]
Ai ka thënë se është arritur një draft final e po pritet vetëm miratimi nga pala serbe.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë një prononcimi për medie pas takimit që ka zhvilluar në Bruksel.
“Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që ti largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj qe ky ka qenë rezultati i sot, mund të themi që është një marrëveshje.
Natyrisht që ne do të preferonim që mos të ketë asnjë barrierë dhe këto dy shtete sot të njohin në tërësi tabelat e vendeve tjera, ky do jetë edhe objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor.
Ne kemi dakordim për të gjitha pikat. E vetmja pikë ku pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin ka të bëjë me veturat që kanë targa (KM – për Mitrovicën e Veriut), për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat, dhe mendoj që kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale”, u shpreh Bislimi në një lidhje direkte për televizionin publik.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte vendosur reciprocitetin për targa me 20 shtator, duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.