Ardian Shala: Vepra dhe lufta e familjes Jashari do të mbetet pikë referimi për historinë tonë

06.03.2020

Me rastin e shënimit të “EPOPEJA E LAVDISHME E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS” dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari edhe sot kanë vazhduar aktivitet e ndryshme të kësaj dite të lavdishme. Më këtë rast sot u kujtua sakrifica e të rënëve, për lirinë që ne e gëzojmë sot. Është pikërisht kjo ditë që dëshmon […]

Ardian Shala: Vepra dhe lufta e familjes Jashari do të mbetet pikë referimi për historinë tonë Foto: Ilustrim

Me rastin e shënimit të “EPOPEJA E LAVDISHME E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS” dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari edhe sot kanë vazhduar aktivitet e ndryshme të kësaj dite të lavdishme.

Më këtë rast sot u kujtua sakrifica e të rënëve, për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Është pikërisht kjo ditë që dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj se si duhet ky vend dhe duhet të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën dhe brezat e ardhshëm.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherish edhe kryetari i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala e ka kujtuar familjen Jashari duke thënë se lufta e madhe e kësaj familje do të mbetet pikë referimi për historinë tonë.

“Emri, vepra dhe lufta madhe e Adem e Hamzë Jashari dhe e gjithë familjes Jashari do të mbetet pikë referimi për historinë tonë”, ka shkruar deputeti Shala në Facebook.

Po ashtu ai ka kujtuar ditët e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ku komandati legjendar, Adem Jashari me familjen e tij bëri qëndresë e pashembullt në historinë e njerëzimit.

“Në qëndresën heroike të 5, 6 dhe 7 marsit 1998, komandanti legjendar, Adem Jashari me familjen e tij, bëri qëndresën e pashembullt në historinë e njerëzimit. Plot 56 varre u hapën në Prekazin Legjendar për t’u bërë përjetësisht udhërrëfyes të lirisë, historisë, egzistencës dhe të së ardhmes së Kosovës”, shkroi Ardian Shala.