Amerika i dhuron FSK-së 55 automjete ushtarake të blinduara

30.08.2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-të) ia kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) një donacion prej 55 automjete ushtarake. Në pranim-dorëzimin e donacionit ka marrur pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur mirënjohje popullit amerikan, ushtrisë amerikane, presidentit të SHBA-së, Joe Biden si dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovës, Philip […]

Amerika i dhuron FSK-së 55 automjete ushtarake të blinduara Foto: Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-të) ia kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) një donacion prej 55 automjete ushtarake.

Në pranim-dorëzimin e donacionit ka marrur pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur mirënjohje popullit amerikan, ushtrisë amerikane, presidentit të SHBA-së, Joe Biden si dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovës, Philip Kosnett.

Po ashtu presidentja Osmani ka theksuar se këto pajisje ushtarake të dhuruara nga SHBA-të për Kosovën, do të ndihmojnë FSK-në që t’i zhvillojë kapacitetet e saj për garantimin dhe ruajtjen e paqes.

Ndër tjerash, ajo ka treguar edhe karakteristikat e automjeteve ushtarake të blinduara, duke thënë se këto automjete u rezistojnë predhave dhe se janë të ndërtuara për terrene të vështira.

Gjithashtu Osmani ka theksuar se ndihma e SHBA-së në transformimin e FSK-së është e një rëndësie të veçantë.

Gjatë fjalimit të saj, presidentja Osmani ka shtuar se shpreson që Kosova së shpejtë të sigurojë edhe helikopterë që janë shumë të nevojshëm.

“Shpresoj që faza e ardhshme të përfshijë edhe helikopterët shumë të nevojshëm, të cilët do të shërbejnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në raste emergjencash dhe katastrofash natyrore”, tha Osmani.

Ndryshe, automjetet ushtarake të blinduara që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të tipi ASV (Armored Security Vehicle).