Ambasadori gjerman në Kosovë jep sinjale për vizat pas deklaratës së përbashkët të Francës, Gjermanisë e Polonisë

17.09.2022

Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka paralajmëruar se do të ketë lajme të mira për Kosovë nga Bashkimi Evropian, lajme këto që lidhen me liberalizimin e vizave për kosovarët. Reagimi i ambasadorit Rohde vjen pas deklaratës së përbashkët nga Franca, Gjermania dhe Polonia, ku përmes kësaj deklarate është kërkuar progres për liberalizim të […]

Ambasadori gjerman në Kosovë jep sinjale për vizat pas deklaratës së përbashkët të Francës, Gjermanisë e Polonisë Foto: Ilustrim

Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka paralajmëruar se do të ketë lajme të mira për Kosovë nga Bashkimi Evropian, lajme këto që lidhen me liberalizimin e vizave për kosovarët.

Reagimi i ambasadorit Rohde vjen pas deklaratës së përbashkët nga Franca, Gjermania dhe Polonia, ku përmes kësaj deklarate është kërkuar progres për liberalizim të vizave për Kosovën.

“Lajm inkurajues për Kosovën do të jepet së shpejti nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rhode.

Pas kësaj deklaratës së tre shteve të lartëcekura, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka theksuar se është një përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka shtuar se është duke pritur me padurim një vizitë nga krerët e tre vendeve në Kosovë.

Gjithashtu, këto tri shtete, në komunikatën e tyre kanë thënë se janë të përkushtuara ndaj Procesit të Berlinit. Sipas, njoftimit të tyre pritet ta vizitojnë Ballkanin që t’i forcojnë raportet e Bashkimit Evropian me Ballkanin.