Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve nga disa zona të Polonisë për shkak të gripit të shpendëve

20.01.2026

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga disa regjione të Polonisë, për shkak të pranishmërisë së virusit “Avian Influenza (HPAI–H5N1)”.

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve nga disa zona të Polonisë për shkak të gripit të shpendëve Foto: Ilustrim

Sëmundja është evidentuar në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie.

Masa mbetet në fuqi deri në një vlerësim të ri të situatës dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Kosovë.

Importi nga zonat e prekura lejohet vetëm nëse produktet kanë origjinë nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat ndodhen të paktën 50 km larg zonave të infektuara.

AUV po monitoron situatën dhe do të informojë publikun dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim eventual.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More