LVV
PDK
LDK
AAK

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

para 19 dite

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar diplomatin nga Danimarka, Peter Sorensen, si përfaqësues të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Sorensen do të zëvendësojë Mirosllav Lajçakun, të dërguarin aktual të BE-së, mandati i të cilit përfundon më 31 janar. Zgjedhja e Sorensenit është bërë nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, dhe ka marrë miratimin nga ambasadorët e vendeve anëtare.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të japin pëlqimin përfundimtar të hënën, duke hapur rrugën që Sorensen të nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit.

Me këtë emërim, Bashkimi Evropian synon të vazhdojë përpjekjet për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, një proces kyç për stabilitetin dhe integrimin evropian të rajonit.

Etiketat

Ofertat e fundit