Ambasada e SHBA-ve: Të zvogëlohen tensionet, veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara
Përmes një postimi në Twitter, Giacobbe ka shkruar se takimi me kryeministrin Kurti ishte një takim i mbarë mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE). Po ashtu, ai ka shkruar se nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet, pasi që sipas tij veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara. […]
Përmes një postimi në Twitter, Giacobbe ka shkruar se takimi me kryeministrin Kurti ishte një takim i mbarë mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Po ashtu, ai ka shkruar se nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet, pasi që sipas tij veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara.
“Takim i mbarë me Kryeministrin Alin Kurt, mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ambasadori Giacobbe në Twitter.
Kujtojmë se që nga dita e vendosjes së masave të reciprocitetet për targa me Serbinë, në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak situata është duke u vazhduar të jetë nën kontroll të Policisë së Kosovës.
Qytetarët serb që jetojnë në veri të Republikës së Kosovës që nga dita e hënë si shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në këto dy pikë kalime kufitare duke vendosur automjete të rënda në rrugë.
Good meeting w/ PM @albinkurti on importance of reengaging in the EU-facilitated Dialogue to resolve license plates & other issues. Immediate steps are needed to de-escalate tensions. Actions can have unintended consequences adversely impacting everyday lives of citizens.
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) September 23, 2021