Albin Kurti sot vaksinohet kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca

29.03.2021 / Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vaksinohet sot me vaksinën kundër COVID-19.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra e Kryeministrit.
Ai do të vaksinohet në orën 16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të dielën ka ardhur kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 nga COVAX.
Të fundit
3
6 orë më parë / Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë: Së shpejti 100 mijë vaksina për Kosovën