Albin Kurti e merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit
Dje në një seancë plenare në Kuvendin e Kosovës u hodh në votim Qeveria e propozuar nga Albin Kurti, ku kjo Qeveri u votua me 66 vota pro. Ndërsa sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe zyrtarisht e ka pranuar detyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Pranim dorëzimi i detyrës së kryeministrit iu […]
Dje në një seancë plenare në Kuvendin e Kosovës u hodh në votim Qeveria e propozuar nga Albin Kurti, ku kjo Qeveri u votua me 66 vota pro.
Ndërsa sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe zyrtarisht e ka pranuar detyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Pranim dorëzimi i detyrës së kryeministrit iu është bërë nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
“Haradinaj nuk është këtu. Suksese të mëdha dhe shëndet. Për ju dhe për Kosovën është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme. Fillon një fillim i ri. Kemi sfida të mëdha dhe këto mund të përballohen vetëm me profeseionaliziëm”, tha ish-zëvendëskryeministri, Pacolli.
Ndryshe para se të bëhet ky pranim dorëzimi i detyrës, Albin Kurti dhe Behgjet Pacolli kanë kaluar para gardës së FSK-së.