Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve komunalë në Suharekë
SUHAREKË – Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve komunalë në Suharekë, të dyshuar për kryerje të veprave penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare, mëson portali ynë nga burime të sigurta.
Sipas informacioneve ekskluzive, aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve të identifikuar me inicialet H.S., Xh.A. dhe Sh.K., të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprime të kundërligjshme në kuadër të përgjegjësive të tyre institucionale.
Burimet bëjnë të ditur se rasti lidhet me vendimmarrje dhe veprime të kryera brenda strukturave komunale, ndërsa hetimet janë zhvilluar për një periudhë të gjatë nga organet e rendit dhe drejtësisë.
Megjithatë, autoritetet rikujtojnë se ngritja e aktakuzës nuk nënkupton fajësi, dhe se të pandehurit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës.
Rasti pritet të ketë jehonë të madhe publike, për shkak të pozitave që kanë mbajtur të pandehurit dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në institucionet lokale të Suharekës.Portali ynë do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja lidhur me këtë çështje.
