Aksion i Prokurorisë dhe Doganës, arrestohet një person për keqpërdorim detyre në Prishtinë

para 20 dite

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” (neni 414 i Kodit Penal) dhe “Përvetësimi në detyrë” (neni 418 i KPRK-së).

Aksion i Prokurorisë dhe Doganës, arrestohet një person për keqpërdorim detyre në Prishtinë

Personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik. Ky aksion nënvizon përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin dhe abuzimin me detyrën zyrtare.

Etiketat

Ofertat e fundit