AKP fton komunat që t’i përgjigjen kërkesave të saj për bashkëpunim ndërinstitucional

08.06.2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit i njofton të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës se është në fazën e spastrimit të aseteve me pengesa ligjore apo për ato asete të cilat për nga natyra dhe destinimi u tyre janë të përshtatshme për përdorim për interes të përgjithshëm publik. Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në […]

AKP fton komunat që t’i përgjigjen kërkesave të saj për bashkëpunim ndërinstitucional

Agjencia Kosovare e Privatizimit i njofton të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës se është në fazën e spastrimit të aseteve me pengesa ligjore apo për ato asete të cilat për nga natyra dhe destinimi u tyre janë të përshtatshme për përdorim për interes të përgjithshëm publik.

Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, komunat ftohen të interesohen për këto asete duke kontaktuar Agjencinë që ti koordinojmë veprimet dhe procedurat e nevojshme ligjore me AKP-në, në realizimin e transformimit pronësor të këtyre pronave shoqërore për interes publik.

Etiketat