Agjencia për Regjistrim Civil: Sfidë furnizimi me pasaporta e targa, kemi mungesë stafi
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, ka thënë se gjatë vitit 2023 sfidë kryesore e kanë pasur furnizimin me pasaporta dhe targa. Shkak për këtë kanë qenë ankesat e operatorëve. Sfidë tjetër në këtë institucion është pensionimi i punëtorëve, çka po u sjell telashe sidomos nëpër komuna. E fajin për vonesat […]
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, ka thënë se gjatë vitit 2023 sfidë kryesore e kanë pasur furnizimin me pasaporta dhe targa. Shkak për këtë kanë qenë ankesat e operatorëve.
Sfidë tjetër në këtë institucion është pensionimi i punëtorëve, çka po u sjell telashe sidomos nëpër komuna.
E fajin për vonesat e furnizimit me material Camaj ua lë procedurave të prokurimit, ndonëse për tre vjet e kanë të siguruar materialin.
“Sfidat që u përballëm gjatë vitit 2023, Agjencia e Regjistrimit Civil zakonisht e ka rreth furnizimit për shkak të procedurës të prokurorimit që operatorët ekonomikë kanë të drejtë ankese dhe të stërgjatën afatet e furnizimit kështu që zakonisht ARC-ja prej fillimit ka mungesë ose të targave ose të pasaportave, por këtë vit e kemi menaxhuar situatën më mirë dhe kemi një kontratë që për tre vite janë të garantuara rreth furnizimit”, u shpreh Camaj.
E kokëçarje ARC-së po u sjell edhe pensionimi i stafit, sidomos nëpër komuna, ku bëhet aplikimi me pasaportë dhe regjistrimi i veturave.
Ndërsa imun nuk janë as nga migrimi i punëtorëve, por jo në numër të madh.