Afër 5 mijë qytetarë vitin e kaluar kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

18.02.2022

Një gjë e tillë po ndodhë edhe për shkak se në shumë shtete evropiane nuk lejohet dyshtetësia, ndërkaq rreth 570 persona kanë kërkuar azil në Kosovë, kjo ndryshe nga viti 2020 që ishin rreth 1500 persona që bënë kërkesë për azil në vendin tonë. Liridon Neziri, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, ka […]

Afër 5 mijë qytetarë vitin e kaluar kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë po ndodhë edhe për shkak se në shumë shtete evropiane nuk lejohet dyshtetësia, ndërkaq rreth 570 persona kanë kërkuar azil në Kosovë, kjo ndryshe nga viti 2020 që ishin rreth 1500 persona që bënë kërkesë për azil në vendin tonë.

Liridon Neziri, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, ka bërë të ditur se dominon numri i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës që janë nga Gjermnia, ndërsa sipas tij vetëm Zvicra dhe Franca nuk obligojnë qytetarët lirimin nga shtetësia e Kosovës.

“Për vitin 2021 kemi mbi 5 mijë persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia është pasi që disa vende nga Bashkimi Evropian nuk lejojnë dy nënshtetësi për shtetasit nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian duke pasur parasysh që ne kemi një numër të madh të emigracionit, pra shtetasit tanë të cilët kanë emigrua me vite, tha ai.

Ai tha se kemi të bëjmë me moshat e reja pasi që numri më i madh i atyre që tashmë heqin dorë nga shtetësia e Kosovës janë edhe të lindur në vendet e Bashkimit Evropian.

“Tashmë ata janë integruar dhe kërkesa e tyre është ose kërkesë e këtyre shteteve është të heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës apo prej nga shtetësia prej nga vinë në mënyrë që ata të mund të fitojnë shtetësinë e atij vendi… Kemi të bëjmë më moshat e reja pasi që numri më i madh i atyre që tashmë heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë edhe të lindur në këto vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Neziri.

Ndërsa, nëse ndalemi tek azilkërkuesit në Kosovë, sipas Nezirit numri i këtyre azilkërkuesve në vendin tonë është më i vogël në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe pandeminë me COVID-19 duke thënë se sigurisht që viti 2020 ka qenë si pasojë e pandemisë dhe mungesës së lëvizjes që ia kanë pamundësuar emigrantëve lëvizjen, një gjë e tillë dihet pasi që vendi ynë nuk është destinacion sa i përket azilkërkuesve, Kosova është vend transit, pra vetëm kalojnë nëpër vendin tonë.

“Në krahasim me vitin 2020 në vitin 2021 ka qenë vit që jemi përballur me numër më të vogël sa i përket azil kërkueseve. Sigurisht që viti 2020 ka qenë si pasojë e pandemisë dhe mungesës së lëvizjeve që ia kanë pamundësuar emigrantëve që të lëvizin, pasi që dihet që Kosova nuk është një vend destinacioni sa i përket azilkërkueseve, Kosova është vend transit pra vetëm kalojnë nëpër Kosovë”, tha drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

“Numri i personave të cilët kanë kërkuar azil në Republikën e Kosovës për vitin 2021 është diku rreth 570 persona nuk është një numër i madh krahasim me vitin e kaluar kur kishim një numër rreth 1500 persona këtu përfshirë edhe personat që kanë kërkuar mbrojtjen ndërkombëtare apo janë ndaluar nga Policia e Kosovës si emigrantë ilegalë kemi një numër të përafërt me ata të cilët kanë kërkuar azil”, shtoi ai.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marr 5031 vendime për lirim nga shtetësia: 4940 vendime pozitive dhe 91 vendime negative.