Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, 340 mijë udhëtarë gjatë korrikut

09.08.2021

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka përmbyllur muajin korrik me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%. Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, ky aeroport në korrik të vitit 2019 kishte 280,013 udhëtarë, në korrik 2020 kishte 88, 607 udhëtarë, kurse […]

Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, 340 mijë udhëtarë gjatë korrikut Foto: Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka përmbyllur muajin korrik me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, ky aeroport në korrik të vitit 2019 kishte 280,013 udhëtarë, në korrik 2020 kishte 88, 607 udhëtarë, kurse në korrik të këtij viti është realizuar rekord, prej 340, 446 udhëtarësh.

“Sa i përket muajit gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime, me një numër prej 104, 256 udhëtarësh”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Performancë rekorde në ANP ‘Adem Jashari’

Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë
Korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë
Korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë

Sa i përket muajit Gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një nr. udhëtarësh prej 104 256.

Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.