AAK merr vendim për ta ndihmuar kolektivisht Fondin e Sigurisë

02.03.2022

Haradinaj, në një shënim në Facebook, ka thënë se anëtarët e Këshillit Drejtues dhe ata të Kryesisë së AAK-së, e konsiderojnë obligim dhe detyrë që ta ndihmojnë këtë fond. “Sot kam marrë pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë së AAK që kolektivisht ta ndihmojmë Fondin e Sigurisë së Kosovës. E konsiderojmë obligim […]

AAK merr vendim për ta ndihmuar kolektivisht Fondin e Sigurisë Foto: Ilustrim

Haradinaj, në një shënim në Facebook, ka thënë se anëtarët e Këshillit Drejtues dhe ata të Kryesisë së AAK-së, e konsiderojnë obligim dhe detyrë që ta ndihmojnë këtë fond.

“Sot kam marrë pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë së AAK që kolektivisht ta ndihmojmë Fondin e Sigurisë së Kosovës. E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë Fond, i cili është ndihmesë për Shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale”, ka shkruar ai.

Që nga hapja e këtij fondi, shumë qytetarë, ndërmarrës, politikanët, artistë e figura publike kanë kontribuar financiarisht me shumë të ndryshme monetare.

Fondi ka hapur sot mundësinë për të dhuruar para, ndërkaq deri tani nuk ka ndonjë raport zyrtar se sa para janë mbledhur brenda orëve të para.