AAK e përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti

04.04.2022

Ai tha se duhet të bëhet një analizë për të përcaktuar shumën që duhet të tërhiqet nga trusti dhe të gjendet formula e rikthimit të këtyre mjeteve. “E kemi analizuar me kujdes këtë veprim, e përkrahim (tërheqjen nga trusti), pra për shumën sesa duhet të tërhiqet jemi të hapur që të bëhet një analizë e […]

AAK e përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti Foto: Ilustrim

Ai tha se duhet të bëhet një analizë për të përcaktuar shumën që duhet të tërhiqet nga trusti dhe të gjendet formula e rikthimit të këtyre mjeteve.

“E kemi analizuar me kujdes këtë veprim, e përkrahim (tërheqjen nga trusti), pra për shumën sesa duhet të tërhiqet jemi të hapur që të bëhet një analizë e kujdesshme, por po ashtu jemi të mendimit se duhet të ketë një projekt se si do të kthehen këto nga Qeveria, a do të jetë një projekt apo veprim që nuk është vetëm në koston e qytetarit.

Kjo sepse, nëse qytetari i tërheq, i harxhon parat e veta. Jemi të interesuar që të gjendet formula e rikthimit nga buxheti, nga Qeveria, të krijohet një instrument i tillë”, tha Haradinaj.