A vlen rritja e çmimit të rrymës edhe për bizneset?

08.02.2022

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa. “Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRrE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRrE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me […]

A vlen rritja e çmimit të rrymës edhe për bizneset? Foto: Ilustrim

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa.

“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRrE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRrE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 centë dhe 5.9 centë.

Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRrE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRrE-së.

Rritja e çmimit do të vlejë për konsumatorët komercial dhe shtëpiak, dhe e njëjta nuk vlen për bizneset. Në propozimin e dhënë për bordin është cekur që për bizneset nuk do të ketë bllok të tarifës.