97% e ndërmarrjeve të regjistruara s’i kanë as nga pesë punëtorë

29.01.2024

Mbi 1 mijë e 600 biznese janë mbyllur në vitin 2023, sipas të dhënave të Aleancës Kosovare e Bizneseve. Ndërkohë, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se në tre mujorin e katërt (TM4) janë shuar 397 ndërmarrje, ndërsa janë regjistruar 2 mijë e 821 ndërmarrje.

97% e ndërmarrjeve të regjistruara s’i kanë as nga pesë punëtorë

Ndërmarrjet me 1 deri në 4 të punësuar, janë regjistruar më së shumti, teksa nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar në kategorinë me më shumë se 250 punëtorë.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 735 ndërmarrje të regjistruara (97,0%); me 5 deri 9 të punësuar janë 52 sosh (1,8%); 10 deri në 19 të punësuar 26 ndërmarrje të regjistruara (0,9%); 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara (0,3%). Ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka ndërmarrje të reja në këtë tremujor.” – njofton ASK.

Në cilat qytete u regjistruan këto ndërmarrje?

Prishtina prin me ndërmarrjet e regjistruar me 942, ndërsa në vendin e dytë është Ferizaj me 250.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 942 ndërmarrje të regjistruara (33,4%); Ferizaj me 250 ndërmarrje të regjistruara (8,9%); Prizreni me 222 ndërmarrje të regjistruara (7,9%); Fushë Kosova me 145 ndërmarrje të regjistruara (5,1%); Gjilani me 139 ndërmarrje të regjistruara (4,9%); Peja me 120 ndërmarrje të regjistruara (4,3%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4,0%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.” – thuhet në raportin e ASK-së “Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, TM4 2023”.

Sa biznese u mbyllën gjatë vitit 2023?

Ndërkaq, sipas Aleanca Kosovare të Bizneseve (AKB), gjatë vitit 2023 në Kosovë janë mbyllur rreth 1 mijë e 600 biznese.

Si pasojë e mbylljes së këtyre bizneseve, AKB-ja ka thënë se kanë mbetur pa punë rreth 5 mijë punëtorë.

AKB në bazë të dhënave që posedon të vitit 2023 u mbyllen mbi 1600 biznese të sektorve të ndryshëm nga të gjitha regjionet dhe komunat e Kosovës, këto kompani kishin mesatarisht 1-4 puntorë ku mbetën pa punë rreth 5000 puntorë.” – thuhet në reagimin e tyre.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini e vlersonë se trendi i hapjes dhe i mbylljes së bizneseve në Kosovë gjatë tri vitëve të fundit ishte mesatarishtë i njejtë rreth 11000 biznese të hapur dhe mbi 1600 të mbyllur.” – thuhet tutje.

AKB-ja në reagimin e tyre në Facebook, ka thënë se viti 2023 ishte vit sfiduese në aspektin ekonomik të vendit.

AKB e vlerson se viti 2023 ishte sfidues për Kosovën si në aspekte ekonomike, politike, integruese dhe në atë të Sigurisë ku ka ndikuar në rënje të investimeve dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë. Ekonomia kishim rënie të zhvillimit në krahasim me vitet paraprake si në investime, investime kapitale, eksporte por edhe kishim shurje të bizneseve.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e ABK-së.

Etiketat