Prizreni rajoni i dytë në Kosovë për shuarjen e bizneseve
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat “Repertori Statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë Gusht 2025”, i cili ndër tjerash përmban të dhëna statistikore për bizneset e shuara tek Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit mbi aktivitetin ekonomik në vend, ku ndër të tjera bëhet e ditur se gjatë muajit gusht 2025 janë shuar gjithsej 90 ndërmarrje në nivel vendi.
Sipas raportit të ASK-së në regjionin e Prizrenit, me 19 ndërmarrje që kanë ndërprerë veprimtarinë.
Ndërsa, sa i përketë numrit më të madh për shurjen e bizneseve prinë, regjioni i Prishtinës me 29 biznese.
Pas Prizrenit me nga 11 ndërmarrje të shuara vijnë Peja e Mitrovica, me 10 ndërmarrje Gjilani dhe me 4 ndërmarrje Gjakova.
Shuarja e bizneseve paraqet një indikator të rëndësishëm për ekonominë në vend, dhe këto të dhëna vinë në një kohë kur shumë ndërmarrje po përballen me sfida të ndryshme financiare dhe operative.