89 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 2 në Prizren

25.06.2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 89 pacientë nga COVID-19. Sipas njoftimit 26 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 65 janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 66 […]

89 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 2 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 89 pacientë nga COVID-19.

Sipas njoftimit 26 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 65 janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë, 12 të konfirmuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 23 pacientë: 1 në gjendje të rënduar, 14 të konfirmuar pozitivë, 12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.