76 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 76 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale. Sipas njoftimit, prej tyre 25 janë të konfirmuar pozitiv me Sars-CoV-2, teksa 39 të tjerë janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë, 14 të […]
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 76 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Sipas njoftimit, prej tyre 25 janë të konfirmuar pozitiv me Sars-CoV-2, teksa 39 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë, 14 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 13 pacientë+ 12 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë, 11 të konfirmuar pozitivë dhe 7 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 9 pacientë.