6 muaj nga 500 euro, 3 mijë euro për çdo nënë lehonë të papunë

17.12.2025

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm do të rriten edhe shtesat për nënat lehona dhe për fëmijët, si pjesë e politikave sociale të Qeverisë Kurti.

6 muaj nga 500 euro, 3 mijë euro për çdo nënë lehonë të papunë Foto: Ilustrim

Sipas Muratit, shtesat për nënat lehona të papuna do të rriten në 500 euro në muaj, duke u ofruar mbështetje financiare për një periudhë prej gjashtë muajsh. Kjo do të thotë se secila nënë lehonë e papunë do të përfitojë gjithsej 3,000 euro nga shteti gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, ministri ka theksuar se do të rriten edhe shtesat mujore për fëmijët, të cilat do të arrijnë në 90 euro në muaj. Në baza vjetore, kjo përkthen në 1,080 euro për fëmijë.

“Pra, vetëm në vitin e parë, një nënë e re do të përfitojë mbi 4 mijë euro mbështetje financiare, duke përfshirë shtesat për lehoninë dhe për fëmijët,” ka deklaruar Murati.

Ai ka sqaruar se shtesat për fëmijë do të vazhdojnë çdo vit në vlerë prej 1,080 euro, deri në moshën 16-vjeçare të fëmijës. Sipas përllogaritjeve, kjo nënkupton se për secilin fëmijë, shteti do të ofrojë mbi 20 mijë euro mbështetje financiare nga lindja deri në moshën 16 vjeçare.

Në fund të deklarimit të tij, Murati ka theksuar se këto politika sociale janë dëshmi e orientimit të Qeverisë drejt mbështetjes së familjeve dhe mirëqenies sociale, duke ngritur pyetjen retorike:
“Kur ka pasur më parë një Qeveri që ka ofruar një mbështetje të tillë?”, duke përfunduar me mesazhin politik: “Mos lësho pe!”.

Këto masa pritet të hyjnë në fuqi nga viti i ardhshëm, në kuadër të reformave sociale dhe ekonomike të ndërmarra nga Qeveria Kurti.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More