594 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

26.04.2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme po trajtohet një numër i konsiderueshëm i pacientëve. SHSKUK ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 723 pacientë, prej të cilëve: 594 janë të konfirmuar me […]

594 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme po trajtohet një numër i konsiderueshëm i pacientëve.

SHSKUK ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 723 pacientë, prej të cilëve: 594 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 562 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 427 pacientë, prej të cilëve 363 janë pozitiv me COVID-19, 17 prej tyre në gjendje të rënduar dhe 308 me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 54 pacientë, shkruan SuharekaOnline.

”Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 427 pacientë, 17 prej tyre në gjendje të rënduar, 363 të konfirmuar pozitivë dhe 308 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 77 pacientë

Spitali i Pejës, 92 pacientë

Spitali i Gjilanit, 76 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.